Suche im Forum:
Suchen


Autor Nachricht
Beitrag22.12.2018 um 16:51 (UTC)    
Titel: TAKIMI I KRASNIQIT ME PERSONALITETET INSTITUCIONAL TË KOSOV

TAKIMI I KRASNIQIT ME PERSONALITETET INSTITUCIONAL TË KOSOVËS RRETH SHKOLLËS SHQIPE NË LANDIN E BAVARISË

Shkruan: F.Krasniqi- Më 17.12.2018, në Prishtinë, kryetari i LAPSH-KMPGJSH-së, në Bavari të Gjermanisë z. Mustafë Krasniqi, pati takime zyrtare me përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, zëvendës ministrin z. Afrim Bekteshi dhe Ymere Avdiun. Po ashtu dhe me Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Arsimit, z. Heset Sahitit.
Gjatë këtyre takimeve, ndaras, u bisedua për zhvillimin e procesit mësimore të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në landin e Bavarisë, konkretisht me hallet që po përballet administrata e KMPGJSH-së dhe për rritjen e numrit të nxënësve, hapjen e klasave, si dhe për pagën e mësimdhënësve, hapjen e një zyre, e cila do të shërbejë për koordinimin e rregullt me Këshillat e Prindërve dhe mësimdhënësit, ku dhe do të jetë një adresë zyrtare.
Z. Krasniqi, foli edhe për rëndësinë e kësaj zyre, që mungesa e saj, na ka vu në pozitë të vështirë të veprimit, ngaqë hapësira gjeografike e këtij landi është e madhe, e dyta nga republikat më të mëdha në Gjermani, ku mbi 65.000 shqiptarë jetojnë! Ndërsa mundësitë për ta mbuluar tërë këtë hapësirë janë të vogla, ngaqë administrata e KMPGJSH-së, vepron në baza vullnetare, pa u shpërblyer për punën e saj, ku dhe shpesh nga xhepi i vet, aktivistët shpenzojnë lekë për t’i mbuluar shpenzimet e tyre, thotë Krasniqi.

Afrim Bekteshi, zv. Ministër, Mustafë Krasniqi-kr.i KMPGJSH-së dhe Ymer Avdiu
Z. Krasniqi, pranë këtyre Ministrive, ka ofruar këto materiale: Rregulloren dhe Metodën e punës, për mësimdhënës dhe këshillat e prindërve, të mbështetur në Korrikulën e hartuar nga Ministria e Arsimit të te dy vendeve tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës, Raportin vjetor të KMPGJSH, për vitin 2017/18, projektpropozimin për certifikatën unifikuese të notimit, si dhe ditarin e punës së mësimdhënësve. Kurse një hapësirë të rëndësishme i dhanë pagës së mësimdhënësve, si dhe u kërkua që shoqatat e bizneset, që e ndihmojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, t’i motivojnë institucionalisht, apo të favorizohen me mirënjohje, apo shpërblime tjera nga institucionet e atdheut. Ngaqë, ndër kontribuesit tjerë, konkretisht foli për fondacionin “Besa”, fond që ishte dhe mbeti përkrahës qendror i mësimit plotësues. Po ashtu foli dhe për specifikat e mësimit plotësues në Landin e Bavarisë, të cilat dallojnë nga landet dhe shtetet tjera, ku funksionon mësimi plotësues në gjuhën shqipe, ngaqë në këtë land ballafaqohemi me pagën e mësimdhënësve, kurse në lande tjera paga bëhet nga shtetet pritëse, ndërsa në landin e Bavarisë, paga bëhet nga donacionet vullnetare të bizneseve, shoqatave dhe nga vet prindërit, të cilët i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues. Megjithatë, përballë këtyre vështirësive dhe seriozitetit në punë, kemi arritur, si Këshill, të krijojmë besim të shtuar te bashkëkombësit dhe organet vendase. Ne, në konsultim me organet gjegjëse, për të cilën na kanë mundësuar, që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla përkatëse.
Krasniqi kërkoi, që përmes një deklarate të ministrive përkatëse t’i epet mbështetja institucionale mësimit plotësues në landin e Bavarisë, ngaqë ka zëra që zhurmojnë se nuk kemi përkrahje institucionale, që dhe fusim konfuzion te bashkëkombësit tanë. Gjë që përkundër kësaj, ne, jo vetëm që kemi përkrahje morale, por deri më tani kemi bashkëpunuar ngushtë me institucionet tona.
Z. Krasniqi, ka kërkuar nga janari i ardhshëm, që mësimdhënësit të kenë më shumë klasa dhe përgjegjësi, njëkohësisht foli dhe për Këshilltarët pedagogjikë dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ku dhe i informoi ministritë për fillimin e një planprogramit vjetor dhe atë mujor, që është duke u hartuar në bazë të mbështetjes së Korrikulës. Ndër të tjera kërkoi, që të ketë një bashkëpunim me Këshillin Pedagogjik të Ministrisë së Arimit.
Pas kërkesave të parashtruara nga z. Krasniqi, fjalën e mori zëvendës ministri i Diasporës z. Afrim Bekteshi, ku përshëndeti punën e KMPGJSH-së dhe e përgëzoi për punën fisnike që po e bënë ky Këshill, e ndër të tjera e njoftoi Krasniqin, për hapat që po i ndërmerr kjo ministri, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e cila së shpejti pret miratimin e ligjit për diasporën, të miratohet nga deputetët e kuvendit të Republikës së Kosovës, ku shpresohet, që nga viti 2019 të fillojë zbatimi i ligjit, për financimin e mësuesve të gjuhës shqipe, ku me ligjin e ri për diasporën do të rregullohet financimi i mësimdhënësve, si dhe do të bëhet institucionalizimi i mësimit shqip ne diasporë, gjë që dhe do të bëhet trajnimi i mësuesve dhe kualifikimi i tyre, për të ushtruar profesionin e mësuesit, të cilët janë në procesin e rregullt të mësimit plotësues.
Këtu u fol edhe për mënyrën e veprimit dhe, z. Krasniqin njoftoi se është duke u punuar në këtë drejtim, që institucionalisht të veprohet në ato shtete ku nuk ndihmohet, financiarisht nga shtetet përkatëse, të ndihmohet nga institucionet tona. Ndërsa z. Ymer Avdiu, theksoi se: ne me të gjitha përpjekjet e juaja vullnetare dhe suksesit, që keni arritur dhe që po arrini, është për t’u krenauar! Deri në momentin kur miratohet nga kuvendi Ligji i dërguar nga Ministria e Diasporës, ne nuk mund të veprojmë jashtë kornizave institucionale dhe pse e dimë se në kushte të vështira jeni duke punuar. Përveç tjerash z. Avdiu, kërkoi që në fillim të vitit të ardhshëm ta ketë numrin e nxënësve, të klasave dhe të mësimdhënësve që janë në landin e Bavarisë.
Z. Krasniqi, në takimin që kishte me nënkryetarin e Ministrisë së Arsimit, Heset Sahitin, e njoftoi atë, për situatën dhe vështirësitë që po ballafaqohet KMPGJSH-ja në Bavari, ku u njoftua edhe për punën dyvjeçare dhe i dorëzoi një paketë materialesh, duke përfshirë kërkesën, rregulloren, certifikatën dhe ditarin e punës, njëkohësisht ia dorëzoi raportin dyvjeçar si dhe gjendjen financiare për vitin 2017/18 dhe për vitin 2019, sa i duhet buxhetit të KMPGJSH-së, që ta ketë.
Pasi u njoftuam zv. Ministri, z. Sahiti, premtoi se do të jetë përkrahës i mësimit plotësues dhe do t’i përcjell te ministri kërkesat e parashtruara, po ashtu për certifikatën dhe ditarin e punës, z. Sahiti, i vlerësoi si projekte të mira, për të cilat do të diskutohet në një të ardhme të shpejtë! Po ashtu, premtoi se për kërkesat e shtruara do të kërkojë që të shqyrtohen dhe sa më shpejt të kenë përgjegjie. Ndër të tjera, z. Sahiti vlerësoi punën e KMPGJSH-së dhe kërkoi që për të gjitha problemet e mundshme të diskutohet dhe të kemi një bashkëpunim të ndërsjellët, qoftë në aspektin pedagogjik, këshillues e profesional.

Zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit, z. Heset Sahitit dhe kryetari i KMPGJSH-së z.Mustafë Krasniqi.
Në fund të takimit, z. Krasniqi, për “Uraebashkuar” tha se në këto dy takime e dërgova një pako të materialeve, duke u nisur nga raporti, rregullorja, kërkesa dhe metoda e punës, si dhe për shumë çështje, tjera që i diskutuam! U ndamë të kënaqur dhe me shpresë, që synimi ynë fisnik e kombëtar – mësimi plotësues në gjuhën shqipe, të jetësohet e të institucionalizohet. Për të gjitha këto takime dhe informacione, tha ai, do ta njoftoj kryesinë e KMPGJSH-së, mësimdhënësit dhe do të kërkoj që më 13 janar ta mbajmë një takim me dy konsullatat tona shqiptare në Mynih dhe shoqatat e bizneset shqiptare, ku do të kërkojmë, që sëbashku të veprojmë për rritjen e vetëdijes së mërgimtarëve, për mësimin plotësues, po njëkohësisht dhe për rritjen e numrit të nxënësve dhe hapjen e klasave. Për këtë, kam premtime se do të kemi edhe përfaqësues institucional nga atdheu.

Projektpropozimi i dëftesës, për notimin e nxënësve[/size]
Beiträge der letzten Zeit anzeigen:   


Powered by phpBB © 2001, 2005 phpBB Group
Deutsche Übersetzung von phpBB.de